“Shpërthen” Gjukanoviq: Turp! Vetëm një njeri pa dinjitet vjen me helikopter në kishë e fronëzohet

Evropë

“Shpërthen” Gjukanoviq: Turp! Vetëm një njeri pa dinjitet vjen me helikopter në kishë e fronëzohet

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 13:50
Cetinje

Presidenti malazez Milo Gjukanoviq, në një reagim publik tha se "vetëm një njeri pa dinjitet" do të lejonte që "të sillej në manastirin e Cetinjes me helikopter duke u ulur në kryeqytetin malazez dhe nën mbrojtjen e mburoja të blinduara, dhe kështu të turpëronte fronin e Shën Pjetrit të Cetinjes".

“Sot në Cetinje, ne ishim dëshmitarë të turpit të madh të Kishës Ortodokse Serbe dhe Qeverisë së Malit të Zi, një turp i paparë në historinë e gjatë të shtetit malazez, dhe njëlloj në historinë e të gjithë Kishës Ortodokse. Në kryeqytetin malazez, Qeveria malazeze siguroi fronizimin me forcë të Mitropolitit Ioaniki, kundër vullnetit të shumicës dërrmuese të qytetarëve të Cetinjes dhe një numri të konsiderueshëm të qytetarëve malazezë, në Manastirin e Cetinjes, dhe kështu të turpërojë fronin e Shën Pjetrit të Cetinjes. Cetinje ishte edhe një herë në detyrë, siç ka qenë shumë herë në historinë e Malit të Zi. Qytetarët e mbledhur paqësisht të Cetinjes në një mënyrë vendimtare dhe të përgjegjshme mbrojtën nderin dhe dinjitetin e qytetit të tyre dhe vendit të tyre. Kjo dëshmohet më së miri nga fakti se pavarësisht provokimeve të rëndësishme që pësuan, qytetarët e mbledhur nuk e lejuan veten të rrezikojnë paqen dhe stabilitetin e Kryeqytetit dhe Malit të Zi, dhe të rrezikojnë jetën dhe shëndetin e ndonjërit prej qytetarëve të mbledhur, përfshirë anëtarët të autoriteteve malazeze të sigurisë”, tha Vuçiq.

Më herët presidenti serb Vuçiq akuzoi Gjukanoviqin se kishte organizuar protesta kundër kësaj ceremonie.

Shugurimi i patriarkut të kishës së Malit të Zi u shoqërua me protesta dhe dhunë.

Qytetarët bllokuan rrugën kryesore për në Cetinje, po një helikopter dhe në praninë e forave të sigurisë shoqëruan dy klerikët për të realizuar ceremoninë e fronëzimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat