Ministri i jashtëm i Francës thotë se talebanët po gënjejnë

Evropë

Ministri i jashtëm i Francës thotë se talebanët po gënjejnë

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 10:43
Jean-Yves Le Drian

Talebanët po gënjejnë dhe Franca nuk do të ketë asnjë marrëdhënie me qeverinë e saj të sapoformuar.

Kështu, sipas mediave të huaja, ka deklaruar ministri i Jashtëm, Jean-Yves Le Drian, të shtunën vonë para se të nisej për bisedime në Katar të dielën për të diskutuar evakuimet e ardhshme nga Afganistani.

Ata thanë se do të linin disa të huaj dhe afganë të largoheshin lirshëm dhe (folën) për një qeveri përfshirëse dhe përfaqësuese, por ata gënjejnë”, tha Le Drian në France 5 TV.

Franca refuzon të njohë ose të ketë ndonjë lloj marrëdhënieje me këtë qeveri. Ne duam veprime nga talebanët dhe ata do të kenë nevojë për një hapësirë frymëmarrjeje ekonomike dhe marrëdhënie ndërkombëtare. Kjo varet prej tyre”.

Ndryshe, Parisi ka evakuuar rreth 3,000 njerëz dhe kishte mbajtur bisedime teknike me talebanët për të mundësuar ato largime.

Le Drian, i cili po shkon në kryeqytetin e Katarit, Doha, të dielën, tha se kishte ende disa shtetas francezë dhe disa qindra afganë që kishin lidhje me Francën në Afganistan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat