Liderët tremben kur Merkel vishet me këtë ngjyrë/ Xhaketat tregojnë shumë për “humorin” e Kancelares

Evropë

Liderët tremben kur Merkel vishet me këtë ngjyrë/ Xhaketat tregojnë shumë për “humorin” e Kancelares

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 12:30
Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Që të kuptosh se çfarë do të thotë Angela Merkel, mjafton të shohësh veshjen e saj. Që në pamje të parë ajo e tregon se do flasë me terma paqësorë apo do japë ultimatume të prera.

“Sa shumë ngjyra por i njëjti stil,” shkruhej dikur në një artikull të The Guardian kushtuar kancelares gjermane.

Dhe vizita e saj sot në Serbi pritet me një lloj ankthi për ato që do thotë, një pjesë të së cilës do t’ia pasqyrojë dhe vetë kostumi që do të ketë veshur.

Për tema që kanë të bëjnë me çështjet që hasen brenda për brenda Gjermanisë, Merkel-in e shohim më së shumti me një kostum të kuq.

Në raste për shpërndarje mesazhesh paqeje e shohim sigurisht me një kostum të bardhë, ndërsa kur biseda bëhet serioze, ka veshur një xhaketë ngjyrë blu. Kur vendos t'i japë ultimatume ndonjë vendi tjetër, Angela vishet me të zeza. Për takimet formale përdor xhaketën vjollcë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat