Garë e ngushtë, flet kandidati për kancelar nga partia e Merkelit

Evropë

Garë e ngushtë, flet kandidati për kancelar nga partia e Merkelit

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 19:14
Angela Merkel dhe Armin Laschet

Kandidati për kancelar nga bashkimi konservator CDU/CSU, Armin Laschet, ka thënë se ishin në dijeni se rezultati do të ishte i ngushtë, pas publikimit të Exit Polleve të para në zgjedhjet në Gjermani.

“Ne e dinim që do të ishte një garë e ngushtë. Rezultati përfundimtar nuk është i sigurt, por ne nuk mund të jemi të kënaqur me këtë rezultat”, pranoi ai.

"Do të jetë një natë e gjatë”, vijoi Laschet.

Ai thotë se të gjitha palët tani duhet të "kapërcejnë kontradiktat e tyre dhe ta mbajnë Gjermaninë së bashku".

"Ne kemi marrë një mandat të qartë nga votuesit tanë. Një votë për unionin tonë është një votë kundër një qeverie të majtë. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të formuar një qeveri të udhëhequr nga CDU", deklaroi ai.

Laschet falënderoi Angela Merkelin për 16 vitet e saj si kancelare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat