Ukraina shënon 80 vjetorin e masakrës së Babi Yar

Evropë

Ukraina shënon 80 vjetorin e masakrës së Babi Yar

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 20:27
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, vendosi lule në monumentin e viktimave.

Ukraina ka shënuar 80 vjetorin e masakrës së Babi Yar, një nga masakrat masive më famëkeqe të Holokaustit.

Gati 34 mijë hebrenj u vranë brenda dy ditësh në vitin 1941 në përroin e pyllëzuar, Babi Yar, në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Masakra u krye nga trupat SS dhe bashkëpunëtorët lokalë kur qyteti ishte nën pushtimin nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore, shkruan Euronews.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, të mërkurën, vendosi lule në monumentin e viktimave.

“Babi Yar, dy fjalë të shkurtra që tingëllojnë si dy të shtëna të shkurtra armësh, por mbajnë kujtime të gjata dhe të tmerrshme për disa breza”, është shprehur Zelenskyy.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat