Koronavirusi në Greqi – 2,636 raste të reja dhe 32 viktima në 24 orët e fundit

Evropë

Koronavirusi në Greqi – 2,636 raste të reja dhe 32 viktima në 24 orët e fundit

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 17:25
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 2,636 raste të reja me koronavirus. Autoritetet e Shëndetit në vend bënë të ditur se si pasojë e Covid-19 kanë humbur jetën edhe 32 qytetarë.

Prej rasteve të reja, njoftohet se 14 u identifikuan në pikat hyrëse të vendit. Numri total i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë është 658,368 (ndryshim ditor + 0.4%), prej të cilëve 50.9% janë meshkuj.

Sipas raportimeve, nga rastet e konfirmuara 7 ditëve të fundit, 76 kanë qenë persona që kanë udhëtuar jashtë kurse 3,056 të tjera janë raste kontakti.

Kurse, sa i përket rasteve fatale, që nga fillimi i pandemisë numri total i viktimave shkon në 14,860. Prej tyre, 95.4% kishin sëmundje shoqëruese dhe/ose ishin mbi 70 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat