Kryeministri Sanchez premton miliona euro për goditjen e vullkanit La Palma

Evropë

Kryeministri Sanchez premton miliona euro për goditjen e vullkanit La Palma

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 23:21
Pedro Sanchez

Spanja do të sigurojë 206 milionë euro për të ndihmuar ishullin La Palma të shërohet nga shpërthimi vullkanik, tha të dielën kryeministri Pedro Sanchez, shkruan France24.

"Të martën e ardhshme, kabineti do të miratojë një paketë masash shumë të fuqishme" për të ndihmuar në fusha si rindërtimi i infrastrukturës, furnizimi me ujë, punësimi, bujqësia dhe turizmi, tha ai në një konferencë shtypi gjatë një vizite në ishull.

Vullkani Cumbre Vieja filloi shpërthimin e tij më 19 shtator dhe ka shkatërruar më shumë se 900 ndërtesa. Rreth 6,000 njerëz janë evakuuar nga shtëpitë në ishull nga një popullsi prej rreth 83,000 banorë.

Paketa financiare është faza e dytë e një plani të miratuar javën e kaluar. Fazën e parë, që qeveria njoftoi ndihmë prej 10.5 milion euro për ndihmën e menjëhershme të atyre që kishin humbur shtëpitë e tyre.

"Unë do të doja të përcillja të gjithë solidaritetin e popullit spanjoll. Sot, Spanja është me banorët e La Palma më shumë se kurrë," tha Sanchez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat