Banorët e La Palma-s kërkojnë rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga vullkani

Evropë

Banorët e La Palma-s kërkojnë rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga vullkani

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 23:11
Vullkani i La Palma

Vullkani në ishullin La Palma vazhdon të jetë aktiv dhe ka shkatërruar jetën e mijëra personave.

Pas dy javësh që kur La Cumbre Vieja filloi të shpërthejë, llava e vullkanit shkatërroi më shumë se 1.000 ndërtesa dhe detyroi mbi 6.000 banorë të largohen nga shtëpitë e tyre.

Megjithatë shumë prej këtyre banorëve dëshirojnë të kthehen dhe të rindërtojnë shtëpitë e tyre.

Manuel Perera, një arkitekt dhe shef i planifikimit urban në Los Llanos de Aridane, zona më e goditur në anën perëndimore të ishullit thotë se këto lloj vullkanesh shpërthejnë ku të duan.

“Rregullorja e vetme në lidhje me të drejtën për rindërtim ka të bëjë me llavën e ftohur, e cila duhet respektuar si – një hapësirë ​​natyrore e mbrojtur – që do të thotë se askush nuk mund të ndërtojë mbi të”, – thotë Perera.

“Unë nuk do të shkoj askund”, këmbëngul Pedro Antonio Sanchez, një banor 60-vjeçar

Nga ana tjetër, presidenti i Ishujve Kanarie, Angel Victor Torres u shpreh se ka zona të tëra të populluara dhe shumë banorë, të cilët kanë rrënjë atje, duan të qëndrojnë.

“Po përgatitet një projektligj që do ta klasifikojë këtë tokë si të përshtatshme për zhvillim, në mënyrë që të lejojë rindërtimin e rregullt të zonave që janë shkatërruar”, cilësoi presidenti Torres.

Gjatë dy shpërthimeve të fundit në La Palma në 1949 dhe 1971, pati shumë pak dëme, kryesisht sepse dendësia e popullsisë ishte shumë më e ulët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat