HRW dënon mënyrën si qeveria ka trajtuar refugjatët në Francën Veriore

Evropë

HRW dënon mënyrën si qeveria ka trajtuar refugjatët në Francën Veriore

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 19:13
Francë Veriore

Një organizatë internacionale mbi të drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW) lëshoi një raport të enjten mbi trajtimin “poshtërues” që Franca u ka bërë refugjatëve në zonën Kalais.

Raporti 79 faqesh u publikua 5 vjet pasi autoritetet në Francë shkatërruan kampin masiv të refugjatëve në Kalais, të cilit shpesh i janë referuar me emrin “xhungla”.

Në atë zonë ka ende shumë njerëz të cilët përpiqen të kalojnë kufirin për në Angli.

Në raport thuhet se më shumë se 1.000 njerëz po qëndrojnë ende në kampe të ndryshme përreth qytetit bregdetar. HRW shkruan se ka pasur dëbime masive të përsëritura, ngacmime të përditshme nga ana e policisë dhe kufizime në sigurimin dhe qasjen në ndihmat humanitare.

Raporti i quajtur “Mjerimi i detyruar: Trajtimi poshtërues i fëmijëve dhe të rriturve refugjatë në Francën Veriore”, pretendon se autoritetet franceze kryen atë që organizata e quajti “praktika abuzive me qëllimin parësor që refugjatët të detyroheshin që të lëviznin”, pa zgjidhur statusin e tyre të emigrimit apo mungesën e strehimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat