Nis raundi i parë i bisedimeve për krijimin e qeverisë gjermane

Evropë

Nis raundi i parë i bisedimeve për krijimin e qeverisë gjermane

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 12:16
Olaf Scholz

Zëvendëskryetari gjerman Olaf Scholz filloi të hënën raundin e parë të bisedimeve eksploruese me të Gjelbrit dhe demokratët për një koalicion të ri qeverisës.

Socialdemokratët e qendrës së majtë të Scholzit e mundën bllokun konservator të kancelares Angela Merkel në zgjedhjet e muajit të kaluar.

Mirëpo, procesi i krijimit të një qeverie të re mund të zgjasë me javë ose muaj dhe Merkel dhe qeveria e saj do të qëndrojnë në rolin e ushtruesve të detyrës.

Nëse negociatat rezultojnë në një koalicion, Scholz do të bëhej udhëheqësi i ri i Gjermanisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat