Betohet kancelari i ri i Austrisë

Evropë

Betohet kancelari i ri i Austrisë

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 17:24
Alexander Schallenberg

Diplomati austriak Alexander Schallenberg është betuar të hënën si kancelar i Austrisë.

Dy ditë më parë, paraardhësi i tij, Sebastian Kurz dha dorëheqjen për shkak të një hetimi për korrupsion kundër tij.

“Ne të gjithë presim që Qeveria t’i kthehet punës dhe së bashku t’i çojmë gjërat përpara”, tha presidenti i Austrisë, Alexandër Van der Bellen, i cili drejtoi edhe ceremoninë e betimit të kancelarit të ri.

52-vjeçari është anëtar i Partisë Popullore të Austrisë dhe ka shërbyer si ministër i Jashtëm që nga viti 2019.

Mësohet se ambasadori i Austrisë në Francë, Michael Linhart do të marrë postin e ministrit të Jashtëm.

Sebastian Kurz është nën hetim, pasi dyshohet se ka përdorur fondet e Qeverisë për të paguar reklama në një gazetë, kundrejt një mbulimi pozitiv të aktiviteteve të tij.

Kurz i ka mohuar akuzat, por dha dorëheqjen nga posti, pasi Partia e Gjelbër e kërcënoi se do të tërhiqet nga koalicioni nëse ai s’do dorëhiqej.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat