Përplaset treni me pasagjerë në Londër, dy të lënduar

Evropë

Përplaset treni me pasagjerë në Londër, dy të lënduar

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 11:36
Foto

Dy persona janë lënduar pasi një tren është përplasur në veri të Londrës këtë mëngjes.

Shërbimet e urgjencës thanë se personat e lënduar nuk janë dërguar në spital.

Fotografitë e publikuara tregojnë se treni ka goditur barrierat, shkruan Dailymail.

Një zëdhënës i Brigadës së Zjarrfikësve në Londër tha: “Zjarrfikësit janë thirrur pasi një tren ka dalë nga shinat në stacionin hekurudhor Enfield Town këtë mëngjes.

Treni me pasagjerë doli nga shinat pasi goditi barrierat në stacion.

Rreth 50 persona u evakuuan nga treni para se të arrinin shërbimet e urgjencës. Dy persona janë trajtuar në vendngjarje për lëndime të lehta nga ekipet e Shërbimit të Ambulancës në Londër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat