Pasojat/ Çfarë la pas tërmeti i fuqishëm në Greqi? Flasin qytetarët: Ende po dridhemi

Evropë

Pasojat/ Çfarë la pas tërmeti i fuqishëm në Greqi? Flasin qytetarët: Ende po dridhemi

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 12:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Një tërmet i fuqishëm goditi Kretën sot afër mesditës. Termeti ishte me magnitudë 6.3 i shkallës Riter me epiqendër në det të hapur.

Mediat greke kanë publikuar pamjet e para të dëmeve që ka shkaktuar goditja e fuqishme, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz.

Një zyrtar i lartë i qeverisjes lokale në Kretë tha se dridhja e fortë sizmike shkaktoi dëme. Tërmeti u ndje veçanërisht në Heraklion. Tensioni dhe kohëzgjatja e gjatë, përhapi panik dhe banorët dolën në rrugë.

“Ende po dridhem, mendova se raftet do të më binin në kokë” tha punonjësja e një marketi në Kretë për mediat greke. “Të gjitha gjërat ranë, vajra, shishe, verëra. Ne jemi shumë të frikësuar” tha më tej ajo. Një banor i zonës pohoi se kisha e vetme në fshat ishte shembur.

Goditja kryesore u pasua edhe nga lëkundje të tjera, të forta njëra prej të cilave me magnitudë 4 vetëm disa minuta pas “shkundjes” së fuqishme 6.3.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat