Burri që kreu sulmin me shigjetë në Norvegji ishte i konvertuar në Islam

Evropë

Burri që kreu sulmin me shigjetë në Norvegji ishte i konvertuar në Islam

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 11:30
Foto

Burri i arrestuar për sulmin vdekjeprurës me hark dhe shigjeta në Norvegji, ishte konvertuar në Islam, dhe ekziston frika se ai kishte bindje radikale, tha policia.

Sipas BBC, shtetasi danez, 37-vjeçar, akuzohet për vrasjen e katër grave dhe të një burri të mërkurën mbrëma në qytetin jugor të Kongsberg.

Shefi i policisë rajonale Ole Bredrup Saeverud tha se oficerët kishin qenë në kontakt të fundit me personin në vitin 2020.

Ai u arrestua dhe u mor në pyetje për disa orë gjatë natës.

Viktimat ishin të gjitha nga mosha 50 deri 70 vjeçe, tha Saeverud të enjten në mëngjes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat