Pandemia e Covid-19, Ukraina rregjistron shifrën më të lartë të viktimave

Evropë

Pandemia e Covid-19, Ukraina rregjistron shifrën më të lartë të viktimave

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 06:42
Foto ilustrim

Me uljen e temperaturave dhe fillimin e ditëve të ftohta, Ukraina ka shënuar një rritje të numrit të viktimave nga Covid-19.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë në Ukrainë, gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 538 të vdekur nga Covid-19, shifra më e lartë e viktimave e regjistruar në këtë vend. Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 15 mijë e 579 raste.

Numri i rasteve në Ukrainë, i cili shënoi rënie në maj, filloi të rritet përsëri në shtator.

Numri më i madh i rasteve ditore në vend u regjistrua më 3 prill me 20.341 raste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat