Dy studentë qëllohen për vdekje në Napoli

Evropë

Dy studentë qëllohen për vdekje në Napoli

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 13:05
Napoli

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Napolit në Itali. 

Dy të rinj të moshës 26 dhe 27 vjeç u qëlluan për vdekje në provincën Herculaneum.

Karabinierët e Compagnia di Torre del Greco dhe njësia hetimore e Torre Annunziata, të koordinuara nga prokuroria e Napolit, po hetojnë për të zbardhur dinamikën dhe shkaqet e vrasjes së dyfishtë.

Mësohet se dy të rinjtë, të dy studentë, ndodheshin në një makinë kur u goditën nga disa të shtëna me armë zjarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat