Greta Thunberg sulmohet nga disa persona në Glasgow

Evropë

Greta Thunberg sulmohet nga disa persona në Glasgow

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 21:29
Greta Thunberg

Mijëra aktivistë mbërritën në qytetin më të madh të Skocisë, Glasgow, për të bërë të njohur shqetësimet e tyre për ndryshimet klimatike.

Aty mbërriti edhe Greta Thunberg, e cila u sulmua nga disa individë kur mbërriti me tren në Glasgow.

Aktivistja suedeze më pas u rrethua nga policia, media dhe aktivistë në Stacionin Qendror të qytetit.

Shumë nga aktivistët kishin ecur mijëra kilometra për të marrë pjesë në protestë, përpara samitit të klimës.

Ngjarja ishte një "ceremoni e hapjes" për një seri protestash jo të dhunshme të planifikuara në Glasgow dhe në mbarë botën, gjatë konventës së Kombeve të Bashkuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat