Së fundmi mediet e huaja kanë treguar “interes” të shtuar për presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili me sa duket nuk është mirë nga ana shëndetësore.
Ky përfundim vjen si rrjedhojë e daljeve të fundit të presidentit turk, ku duket se nuk është mirë, pasi shpesh është parë duke kërkuar ndihmë nga personat pranë për të ngjitur shkallët.
E tillë është video nga dita e djeshme ( 1 nëntor), ku Erdogan tërheq zvarrë këmbët e tij.
Madje sipas medieve të huaja në këtë video, besohet se presidenti turk ka veshur këpucë speciale ortopedike, që ndihmojnë Erdoganin në ruajtjen e ekuilibrit të trupit.
Disa javë më parë, “Foreign Policy” ka pohuar se Erdogan e ka thuajse të pamundur që të vijojë të drejtojë Turqinë deri në zgjedhjet e vitit 2023 për shkak të problemeve shëndetësore.