‘500 euro pagë për të rinjtë e papunë’/ Macron njofton ‘kontratën e angazhimit’ për brezin e ri

Evropë

‘500 euro pagë për të rinjtë e papunë’/ Macron njofton ‘kontratën e angazhimit’ për brezin e ri

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 16:30
Emanuel Macron

Presidenti francez, Emanuel Macron, ka prezantuar “ kontratën e angazhimit” që ka të bëjë me personat e moshës 16 deri në 26 vjeç, te papunë.

“Kontrata detyruese për të rinjtë” do të hyjë në fuqi më 1 mars 2022, njofton presidenti Macron në Facebook.

“Të rinjtë që i plotësojnë këto kritere do të përfitojnë kompnsim mujor prej 500 eurosh . Të rinjtë do të mund të regjistrohen në programe speciale për të pasur “15 deri në 20 orë mbështetje në javë për të zbuluar një profesion, për t’u trajnuar dhe për të gjetur një punë ”, shkruan Macron me një postim në Facebook.

“Mesazhi i drejtohet ‘brezit të ri që jetoi në pandeminë e epokës së lirisë, atyre që po mobilizohen për krizën klimatike dhe atyre që shkruajnë për të ardhmen e Francës’”, shtoi ai .

Kujtojmë se Franca mban zgjedhjet presidenciale vitin tjetër dhe Macron e ka shprehur hapur ambicien për një rizgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat