Kriza qeveritare në Mal të Zi, Abazoviq: Nuk mendoj se do të ketë zgjedhje të reja

Evropë

Kriza qeveritare në Mal të Zi, Abazoviq: Nuk mendoj se do të ketë zgjedhje të reja

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 00:00
Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, beson se zgjedhje të reja nuk do të ketë, por do të gjendet ndonjë model që mund të zgjasë kohëzgjatjen e Qeverisë.

Kjo është diçka realiste, tha Abazoviq për “Vecernji list” të Zagrebit, citon vijesti.me.

Duke iu përgjigjur pyetjes se sa është e sigurt se Mali i Zi do të shkojë në zgjedhjet e reja parlamentare, Abazoviq kujtoi se Fronti Demokratik si pjesë e shumicës parlamentare, ka deklaruar se nuk e pranon riformatimin, por se dëshiron një qeveri krejtësisht të re.

“Qeveria e re mund të jetë brenda kësaj shumice që tani sundon, por mund të ketë edhe një modalitet tjetër. Një nga modalitetet mund të jetë të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Një zgjidhje e tillë është mjaft e qartë sepse sa herë që ka krizë politike, mendoj se në rregull është që mandati t’i kthehet qytetarëve. Nuk duhet të ikim nga kjo, janë arritje të demokracisë, por sinqerisht nuk mendoj se do të ketë zgjedhje të reja dhe se do të gjejmë një model që mund të zgjasë qeveria në përbërjen ekzistuese ose në ndonjë përbërje tjetër”, tha Abazoviq, raporton vijesti.me.

Kreu i Lëvizjes Qytetare URA kujtoi se pas zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar, Mali i Zi ndryshoi qeverinë e tij për herë të parë në histori.

“Unë nuk prisja ndonjë stabilitet spektakolar. Stabilokracia ishte karakteristikë e qeverisë së kaluar. Nuk kishte demokraci, por kishte stabilitet. Tani është krijuar një sistem i ri, më i mirë për mua, por që për mendimin tim duhet të kalojë disa fazat e maturimit dhe ku të gjithë janë të rëndësishëm – partitë e mëdha dhe të vogla. Çdo udhëheqës, çdo deputet është i rëndësishëm. Kjo shumicë përbëhet nga vetëm një deputet në raport me opozitën. Koncepti ka ndryshuar plotësisht”, tha Abazoviq.

Ai shtoi se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka filluar në Mal të Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat