Shifra të larta në Greqi: Mbi 6 mijë raste të reja me Covid

Evropë

Shifra të larta në Greqi: Mbi 6 mijë raste të reja me Covid

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 17:05
Foto ilustrim

Autoritetet shëndetësore të Greqisë kanë raportuar sot 6862 raste të reja me Covid në Greqi.

Me këtë shifër, numri i përgjithshëm i rasteve është 821.900, nga të cilët 50.7% janë meshkuj.

Nga rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 129 konsiderohen të lidhura me udhëtime nga jashtë dhe 3072 janë të lidhura me një rast tashmë të njohur.

Në 24 orët e fundit 55 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e virusit. Ndërsa që nga fillimi i pandemisë numri i viktimave ka shkuar në 16,616.  95.3% kishin sëmundje shoqëruese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat