Burri vret gruan, vjehrrën dhe dy fëmijët e mitur, më pas vetëvritet

Evropë

Burri vret gruan, vjehrrën dhe dy fëmijët e mitur, më pas vetëvritet

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 23:10
Nabil Dhahri, Elisa Mulas

Një tragjedi ka ndodhur ditën e sotme në Itali. Një shtetas tunizian i identifikuar si Nabil Dhahri ka vrarë me thikë gruan e tij Elisa Mulas, vjehrrën 64-vjeçare dhe dy fëmijët të moshave 5 dhe 2 vjeç. Më pas autori ka qëlluar edhe veten.

Në momentin e mbërritjes së policisë në banesë, ajo gjeti 5 kufoma, mes tyre edhe dy fëmijët e vegjël. Një familje e tërë është shuar ndërkohë që arsyet nuk bëhen të ditura.

Gruaja e autorit e cila mbeti viktimë e sulmit të partnerit të saj bashkë me dy fëmijët dhe nënën e saj ishte me origjinë italiane.

Ajo kishte edhe një vajzë nga lidhja e saj e mëparshme e cila ishte në shkollë në momentin e krimit të rëndë. Çifti ishin ndarë pas një zënke një muaj më parë dhe gruaja kishte marrë fëmijët për t’u zhvendosur te nëna e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat