Shifra të larta të infektuarish me Covid në Greqi, humbin jetën 103 pacientë

Evropë

Shifra të larta të infektuarish me Covid në Greqi, humbin jetën 103 pacientë

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 16:48
Foto ilustrim

Në Greqi vijon të jetë i lartë numri i rasteve ditore të të infektuarve me Covid.

Gjatë 24 orëve të fundit bëhet me dije se janë konfirmuar të infektuar me Covid 5 087 qytetarë dhe kanë humbur jetën 103 pacientë.

Sipas statistikave të fundit nga ministria e Shëndetësisë në gjendje të rëndë të shtruar në kujdesin intensiv janë 702 pacientë.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 994.901 qytetarë mes të cilëve kanë humbur jetën 19085 pacientë të cilët kryesisht kanë qenë me sëmundje bashkëshoqëruese dhe mbi 70 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat