Anglia i bën të detyrueshme maskat në mjediset e mbyllura

Evropë

Anglia i bën të detyrueshme maskat në mjediset e mbyllura

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 07:20
Britani

Nga e premtja, vendosja e maskave do të jetë e detyrueshme në shumë ambiente në Angli, duke përfshirë kinematë, teatrot dhe kishat pasi masat janë shtrënguar në një përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e variantit të fundit të koronavirusit.

Kufizimet më të ashpra janë cilësuar si një e keqe e nevojshme nga një shkencëtar që këshillon qeverinë, i cili tha se, qasja e re nuk është absolutisht një reagim i tepruar”.

Kërkesa ligjore për vendosjen e maskave është shtrirë në shumë mjedise të brendshme, duke përfshirë muzetë, galeritë dhe qendrat komunitare.

Stadiumet sportive përfshihen gjithashtu në rregulloret e publikuara të enjten në mbrëmje, por Departamenti i Shëndetësisë konfirmoi se vendosja e maskave do të jetë e detyrueshme vetëm në mjediset e mbyllura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat