G7 thirrje Rusisë: Agresioni i mëtejshëm ushtarak kundër Ukrainës do të kishte pasoja të mëdha

Evropë

G7 thirrje Rusisë: Agresioni i mëtejshëm ushtarak kundër Ukrainës do të kishte pasoja të mëdha

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 21:37
Foto ilustrim

Ministrat e Jashtëm të grupit të shtatë vendeve më të industrializuara në botë i bënë thirrje Rusisë që të de-përshkallëzojë krizën në kufirin me Ukrainën, duke thënë se Moska mund të presë pasoja të mëdha dhe një goditje të rëndë për ekonominë nëse shkon në ofensivë.

Ukraina akuzon Rusinë se ka vendosur dhjetëra mijëra trupa përgjatë kufirit, në rast ofensivë.

Në një deklaratë të përbashkët, ministrat dënuan forcimin ushtarak në kufi dhe retorikën agresive të Rusisë ndaj Ukrainës.

G7 i bëri thirrje Rusisë të de-përshkallëzohet, t'i kthehet zgjidhjes së problemit përmes diplomacisë, duke respektuar detyrimin ndërkombëtar për transparencën e veprimeve të saj ushtarake. Ata vlerësuan gjithashtu përmbajtjen e Ukrainës.

“Çdo përdorim i forcës për të ndryshuar kufijtë është rreptësisht i ndaluar nga ligji ndërkombëtar. Rusia nuk duhet të dyshojë se agresioni i mëtejshëm ushtarak kundër Ukrainës do të kishte pasoja të mëdha dhe do t'i kushtonte shtrenjtë", thuhet në deklaratë.

Ministrat e Jashtëm të Grupit të Shtatë (G7) të vendeve më të industrializuara në botë u mblodhën në Liverpul në veri të Anglisë për të treguar unitetin e tyre kundër "agresorëve botërorë", duke dënuar veprimet e Rusisë në kufirin ukrainas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat