Qeveria e re e Gjermanisë do të shpenzojë 60 miliardë euro për të luftuar ndryshimet klimatike

Evropë

Qeveria e re e Gjermanisë do të shpenzojë 60 miliardë euro për të luftuar ndryshimet klimatike

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 13:32
Foto ilustrim

Qeveria gjermane ka injektuar 60 miliardë euro për të luftuar krizën klimatike.

Sipas mediave të huaja, investimi është pjesë e një buxheti të ri suplementar për të “faturuar” fondin e klimës dhe transformimit të vendit dhe për të inkurajuar një zhvendosje drejt një ekonomie të gjelbër, thonë zyrtarët.

Buxheti, i miratuar unanimisht nga kabineti i kancelarit Olaf Scholz, do të kanalizojë miliarda euro borxhe të papërdorura në buxhetin federal të këtij viti në shpenzimet e ardhshme të gjelbra.

Për një gjë të tillë u ra dakord muajin e kaluar nga Social Demokratët e qendrës së majtë (SPD), të Gjelbërit pro-shpenzues dhe Demokratët e Lirë (FDP) më të kujdesshëm fiskalisht në marrëveshjen e tyre të koalicionit.

Koalicioni dëshiron të shpërndajë fondet për të bërë investime publike kritike në masat e mbrojtjes së klimës – nga pikat e karikimit për automjetet elektrike deri te izolimi më i mirë i shtëpive – dhe dixhitalizimi i ekonomisë.

Përveç 60 miliardë eurove të financuara nga borxhi, qeveria do të kanalizojë rreth 18 miliardë euro të ardhura nga taksat, kryesisht që rrjedhin nga taksat mjedisore dhe skema e tregtimit të emetimeve të CO2, në fondin e saj të klimës dhe transformimit, vitin e ardhshëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat