Lideri bjellorus i opozitës dënohet me 18 vjet burg

Evropë

Lideri bjellorus i opozitës dënohet me 18 vjet burg

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 14:23
Foto ilustrim

Një lider i opozitës bjelloruse, i cili mblodhi protesta masive kundër Alexander Lukashenko, është dënuar me 18 vjet burg.

Sergei Tikhanovsky u dënua për organizimin e trazirave midis akuzave të tjera pas një gjyqi pwr mashtrim.

Ai planifikoi të sfidonte Lukashenkon në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, por u ndalua para votimit.

Gruaja e tij, Svetlana Tikhanovskaya, u përball me Lukashenko, i cili pretendoi fitoren në zgjedhjet e diskredituara gjerësisht.

Ajo fitoi vetë në zgjedhjet e gushtit, por, nga frika për sigurinë e saj, u detyrua të mërgonte me fëmijët të nesërmen, shkruan BBC.

Të martën, zonja Tikhanovskaya vuri në dyshim vlefshmërinë e gjykatës që gjykoi bashkëshortin e saj dhe tha se dënimi i tij përbënte hakmarrje nga Lukashenko.

“Ndërsa i fsheh të burgosurit politikë në gjyqe të mbyllura, ai shpreson të vazhdojë represionet në heshtje. Por e gjithë bota shikon. Ne nuk do të ndalemi”, shkroi ajo në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat