Kalimtarja e rastit ia shpëton jetën nxënësit që u sulmua nga katër qen në Turqi

Evropë

Kalimtarja e rastit ia shpëton jetën nxënësit që u sulmua nga katër qen në Turqi

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 21:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Një djalë nëntëvjeçar që kthehej nga shkolla në Kayseri të Turqisë është sulmuar nga qentë. Një grua që kalonte atypari e shpëtoi fëmijën, i cili ishte mes katër qenve.

Sipas informacioneve të marra, U.A. është sulmuar nga katër qen teksa po kthehej nga shkolla në shtëpi në ngjarjen e ndodhur rreth tregut në Yavuzlar Mahallesi.

Duke rënë në tokë mes qenve, nxënësi u shpëtua nga një grua që po kalonte aty, raporton t24.

Djaloshin, i cili ka mbetur i lënduar në pjesë të ndryshme të trupit, është trajtuar në spital.

Ndërkohë që momenti i ngjarjes është regjistruar sekondë pas sekondës nga kamerat e sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat