​Scholz: Kufijtë e Evropës janë të paprekshëm, sanksione për ata që i shkelin

Evropë

​Scholz: Kufijtë e Evropës janë të paprekshëm, sanksione për ata që i shkelin

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 12:38
Olaf Scholz

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka deklaruar se është e rëndësishme që kufijtë e Evropës të mospreken, ndërkohë që ka shtuar se kjo është e mundur vetëm nëse respektohet parimi i sigurisë së përbashkët në Bashkimin Evropian.

Në konferencën për media të Këshillit Evropian në Bruksel, Scholz tha se udhëheqësia e BE-së pajtohet me faktin se ata që shkelin kufijtë duhet të përballen me pasojat.

“Për ne është e rëndësishme që kufijtë në Evropë nuk preken dhe siguria është e garantuar për të gjithë, ndërkohë që kjo është e mundur vetëm nëse vazhdojmë të respektojmë parimin e sigurisë së përbashkët në BE... Udhëheqësit e BE-së pajtohen me faktin se ata që shkelin këta kufij duhet të përballen me pasojat”, theksoi ai.

Gjermania ndihet e fortë në ndjenjën e përgjegjësisë për të siguruar që Ukraina të vazhdojë të jetë një vend tranzit gazi”, tha kancelari gjerman, raporton atsh.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje rreth mundësisë që Gjermania të ndalojë gazsjellësin ”Nord Stream 2”, si kundërpërgjigje ndaj kërcënimeve të Rusisë për të sulmuar Ukrainën, Scholz tha se “Nord Stream 2” është një projekt privat biznesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat