Paralajmëron kryeministri francez: Omicroni po përhapet me shpejtësi rrufeje në Evropë

Evropë

Paralajmëron kryeministri francez: Omicroni po përhapet me shpejtësi rrufeje në Evropë

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 08:16
Jean Castex

Kryeministri i Francës, Jean Castex, tha se varianti Omicron është duke u përhapur me shpejtësi rrufeje në Evropë dhe, me gjasë, do të bëhet mbizotërues në Francë në fillim të vitit të ardhshëm.

Ai foli të premten, disa orë para se Franca t’u vendoste kufizime të rrepta udhëtarëve nga Britania e Madhe. Mbretëria e Bashkuar deri më tani është prekur më së shumti në rajon, me rreth 15.000 raste të konfirmuara me Omicron të premten.

Castex tha se qeveria do të marrë hapa të rinj për luftimin e ngurrimit për t’u vaksinuar, duke thënë se “nuk është e pranueshme që refuzimi i disa miliona francezëve për t’u vaksinuar ta vërë në rrezik jetën e tërë vendit”.

Në pjesë të ndryshme të kontinentit, zyrtarët shëndetësorë po përgatiten për një valë infeksionesh. Kufizime shtesë u vendosën në Gjermani, Holandë e Irlandë të premten, pasi qeveritë po përpiqet që ta luftojnë rritjen e numrit të rasteve.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Kauterbach, tha para gazetarëve se vendi “duhet të përgatitet për një sfidë që ende nuk e kemi pasur në këtë formë”, ndërsa agjencia gjermane e shëndetit publik i cilësoi Francën, Norvegjinë dhe Danimarkën si vende me rrezik të lartë.

Paralajmërimet erdhën në kohën kur Britania e Madhe regjistroi rekord të infeksioneve për ditën e tretë radhazi – mbi 93.000 për 24 orë – kryesisht të shkaktuara nga varianti Omicron, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat