Papa mori tortë për ditëlindje nga fëmijët e spitalit Shën Maria në Vatikan

Evropë

Papa mori tortë për ditëlindje nga fëmijët e spitalit Shën Maria në Vatikan

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 17:42
Papa Françesku

Papa Françesku mori një tortë për ditëlindjen e tij të 85-të nga fëmijët e dipanserisë pediatrike të spitalit Shën Maria në Vatikan

Fëmijët kënduan këngën e ditëlindjes për Papën, teksa ai i takoi në sallën Pali VI, shkruan shkruan Associated Press.

Ata e pritën atë duke mbajtur tullumbace të kuqe dhe ai shkoi drejt tyre në një tapet blu për tek torta që ishte përgatitur për të.

Papa Françesku festoi ditëlindjen e tij në kushte të pandemisë së koronavirusit.

Ndryshe, ai gjatë verës iu nënshkrua një operacioni në zorrë, mirëpo tani është mirë.

Madje, së fundmi përfundoi një tjetër udhëtim në Qipro dhe Greqi dhe duke bërë plane për një udhëtim të mundshëm në Timorin Lindor vitin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat