Lufta e ftohtë të peshohet më shumë!

Evropë

Lufta e ftohtë të peshohet më shumë!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 22:21
Vladimir Putin

Askush nuk ka nevojë për një qeveri të re federale që vazhdon në pafuqinë e saj të vjetër. Nëse mendoni ta ndaloni Putinin, duhet që ta largoni atë.

Unë do të doja të isha dikushi që e kupton Putinin. Por unë dështoj në këtë, thjesht nuk mund ta kuptoj, pse ai po bënë atë që po e bënë. Shefi i Kremlinit nuk ka arsye, ai ka vetëm një ushtri. Ajo është vendosur në kufirin me Ukrainën dhe është duke i mbajtur  motorët e ndezur. Kjo është çmenduri.

Jakob Augstein gjithashtu u përpoq të ma shpjegonte këtë. Kali, pjesa e sipërme e trupit të tij të zhveshur dhe "breshkat grizly" të Putinit, u shfaqën në fjalitë e parat ë tij. Më pas ai filloi të qeshte dhe e humbi fillin. Ndoshta kirurgët plastikë të Putinit janë nga Ukraina dhe ai është i zemëruar me ta. Unë mund ta kuptoja atë.

Seriozisht: Waldimir Putin ndihet i “kërcënuar” nga Perëndimi, nga NATO dhe nga Ukraina. Duhet të merret seriozisht kjo, Rusia kërkon vetëm garanci sigurie, thuhet nga radhët e Partisë së Majtë (Die Linke, ish komunistët) dhe AfD (Partia e ekstremit të djathtë, neofashiste). Tingëllon e ngjashme aty-këtu me SPD-në. Kërkohet de-përshkallëzimi i ndërsjellë, tha kreu i grupit parlamentar Mützenich. Duke pasur parasysh më shumë se 100,000 ushtarë rusë në kufirin ukrainas, do të më mjaftonte një de-përshkallëzimi i njëanshëm, pasi është e qartë se kush do të ishte sulmuesi, nëse do të kishte një sulm. Bundeswehr-i nuk po marshon unë jo -ti po ashtu jo - asgjë, vetëm me 100,000 ushtarakë para çdo kufiri, pse rusët? Në vend të terapisë së traumës psikologjike të kuzhinës, politika e Gjermane për Rusinë ka nevojë për pak më shumë Luftë të Ftohtë, më duket mua.

Në fakt, qeveria e re federale e quan vrasjen e porositur nga Kremlini në Tiergarten të Berlinit "terrorizëm shtetëror", vendosja ushtarake në lindje duhet të merret "shumë seriozisht" dhe Kremlini paralajmërohet për "sanksione të rënda". Por: Qeveria e vjetër ka mbajtur të njëjtat kërcënime gjatë gjithë këtyre viteve, të jemi të sinqertë, fjalë të mëdha por pa asgjë pas tyre. Edhe prindërit e Thorben-Finn-it e dinë se përfundimisht do të mjaftojë nëse ai nuk ndalon së terrorizuari pjesën tjetër të gropës së rërës. Mjaft është mjaft.

Në fillim të vitit 2016 më lejuan të bëja një intervistë me Vladimir Putin në Soçi. Edhe atëherë ai tha dhe i ka qëndruar kësaj qysh nga atëherë: “Për mua nuk janë të rëndësishëm kufijtë dhe territoret shtetërore, por fati i njerëzve”. Por edhe Evropa duhet të ketë frikë: nëse kufijtë shtetërorë nuk janë më të shenjtë, ajo mund të kthehet tmerrësisht shumë prapa në kohë. Pra, për një kontinent që ka luftuar 500 vjet për kufijtë, është koha për të ndryshuar vargjet. Dhe për një vend që respekton veten - edhe nëse ky është një pretendim mjaft konservator - gjithashtu.

Është një qëndrim të thuash i krisur: nëse doni ta ndaloni Putinin, duhet  përzënë atë nga vetëvetja. Dhe jo, kjo nuk do të thotë në mënyrë eksplicite, pranimi i Ukrainës në NATO që nesër. Por ajo që do të thotë shprehimisht është kjo: hellin duhet rrotulluar, pafuqia politike mbrojtëse të kthehet në një ofensivë të kontrolluar. Që tani e tutje, kërkesat „hyjnore“ gjeopolitike nga Kremlini nuk do të negociohen më, ose më keq, edhe nëse ato llogariten  të drejta. Putini nuk po paralajmërohet vazhdimisht për kalimin e vijës së kuqe, të cilin e pret me ankth (dhe më pas nuk dënohet aq ashpër). Jo, anasjelltas. Që tani e tutje, merrni vendim Uashingtoni, Brukseli dhe Berlini të vendosin ritmin, të kërkohet vetëm ajo që është e drejtë ndërkombëtare, dhe loja e re e qeverisë së re federale mund të drejtohet kështu: Tërheqja e provokuar ruse nga kufiri ukrainas brenda 14 ditëve - ose gazsjellësi Northstream 2 përfundimisht do të anulohet. Pse, ju lutem, duhet që tubacioni dhe gazi të jenë një mjet pazari për Vladimir Putinin, ndërsa në Gjermani Gerhard “Gazprom” Schröder, Angela Merkel dhe pasardhësi i tyre Olaf Scholz pretendojnë se tubacioni dhe marshimi ushtarak, nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën. Ndarja e këtyre dy gjërave  është e pahijshme dhe dobëson pozitën e Gjermanisë. Mbi çfarë kushtetute u betuan atëherë këta të tre?

Dhe nëse ky ultimatum i kujdesshëm nuk funksionon: Pas 14 ditësh të tjera, Rusia do të largohet nga sistemi ndërkombëtar i pagesave Swift. Lërini oligarkët e Kremlinit të shtypin paratë e xhepit zviceran Frankli për djemtë dhe vajzat e tyre në bodrum.

Kundër kësaj qasjeje mund të ngrihen të gjitha llojet e shqetësimeve dhe rregullave diplomatike, oh po, sigurisht. Por edhe Vladimir Putin nuk i përmbahet me asnjë fjalë këtyre rregullave: ai lejon që një kritikues i regjimit të tij të helmohet në sy të perëndimit, si një shfaqje e turpshme e forcës , dhe nëse ai ende guxon të kthehet në vendin e tij, ai përfundon në burg për vite me rradhë. As Stalini nuk do të kishte mundur të vepronte më tmerrshëm. 

Megjithatë, Perëndimi sigurisht që mund të vazhdojë të respektojë rregullat e pafuqisë së tij diplomatike. Por ai nuk do të duhet të heshtë kështu.

*Kolumne nga Nikolaus Blome, Nga Gjermanishtja Sherif Ramabaja

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat