​Scholz shpreh shqetësimin e tij për trupat ruse në kufirin me Ukrainën

Evropë

​Scholz shpreh shqetësimin e tij për trupat ruse në kufirin me Ukrainën

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 19:48
Olaf Scholz

Kancelari gjerman Olaf Scholz shprehu sot shqetësimin për akumulimin e trupave ruse në kufirin me Ukrainën në një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, tha një zëdhënës i qeverisë gjermane.

“Kancelari gjerman shprehu shqetësimin për këtë situatë dhe foli për nevojën urgjente për deeskalim”, tha një zëdhënës gjerman në një deklaratë, raporton Reuters.

Në një bisedë telefonike sot, Putin dhe Scholz diskutuan, ndër të tjera, propozimet e Rusisë për garancitë afatgjata të sigurisë për NATO-n, tha Kremlini.

Në pjesën e bisedës që i referohej temës së Ukrainës, Putin theksoi se Kievi ende i shmanget zbatimit të Minsk-2.

“Me kërkesë të kancelarit gjerman, u diskutuan në detaje çështjet e zgjidhjes së konfliktit të brendshëm ukrainas dhe mbajtjen e mundshme të një samiti të ri në formatin e Normandisë”, thuhet në deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat