Mjekët sllovakë mund të humbasin licencën për përhapjen e dezinformatave lidhur me COVID-19

Evropë

Mjekët sllovakë mund të humbasin licencën për përhapjen e dezinformatave lidhur me COVID-19

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 14:13
Foto ilustrim

Autoriteti monitorues i kujdesit shëndetësor në Sllovaki ka filluar hetimin e një grupi mjekësh të profilit të lartë për përhapjen e dezinformatave të rrezikshme lidhur me COVID-19, të cilat mund t’i çojnë ata në humbjen e licencave të tyre mjekësore.

“Është e papranueshme që një mjek të vërë në dyshim ekzistencën e COVID-19, të pretendojë se vaksinat janë një mashtrim ose të rekomandojë barna që nuk njihen për trajtimin e sëmundjes”, tha agjencia qeveritare të hënën.

Sipas medieve të huaja, grupi prej pesë mjekësh nën hetim kanë qenë aktiv në mediet sociale dhe në faqet e internetit të dezinformimit, duke rekomanduar ilaçin veterinar ivermectin dhe duke kundërshtuar vaksinimin. Njëri nga mjekët mori një gjobë prej 500 eurosh të lëshuar nga Dhoma e Mjekësisë Sllovake, një organizatë joqeveritare profesionale, por nuk arriti t’i jepte fund veprimtarive të tij.

Autoriteti qeveritar dëshiron të bëjë më shumë në luftën kundër dezinformimit dhe tani po ndan njohuritë me Dhomën Mjekësore Austriake, e cila tashmë ka hequr licencën e një mjeku për dhënien e informacionit mashtrues.

Agjencia iu ka kërkuar gjithashtu medieve që të mos publikojnë deklaratat e pesë mjekëve dhe iu ka kërkuar medieve sociale që fshijnë postimet e tyre dezinformuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat