Omicron, Gjermania mbyll stadiumet dhe pubet nga 28 dhjetori

Evropë

Omicron, Gjermania mbyll stadiumet dhe pubet nga 28 dhjetori

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 15:41
Foto ilustrim

Në Gjermani që nga data 28 dhjetor hyjnë në fuqi masat e reja për kufizimin e kontakteve: në mënyrë të veçantë eventet sportive si ndeshjet e futbollit, do të jenë pa tifozë, ndërsa pub-e e diskotekat do të mbyllen.

Gjithashtu do të ketë kufizim në numrin e personave që mund të mblidhen së bashku.

Kancelari gjerman Olaf Scholz u shpreh se ky nuk është aspak moment për të festuar dhe takime sociale.

Rikujtojmë se Gjermania ka regjistruar 6,869,495 raste dhe 109,759 viktima që nga fillimi i pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat