Mbi 100 mijë raste me COVID-19 brenda ditës në Britani të Madhe

Evropë

Mbi 100 mijë raste me COVID-19 brenda ditës në Britani të Madhe

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 20:25
Ilustrim

Rastet ditore me COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar për herë të parë e kanë tejkaluar shifrën 100 mijë.

Kështu bëjnë të ditur shifrat e publikuar të mërkurën nga qeveria britanike.

Britania ka regjistruar 106 mijë e 122 raste e cila ka thyer rekordin e mëparshëm që ishte 93 mijë e 45 raste të raportuar më 17 dhjetor.

Të martën, kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson, tha se nuk do të vendosen kufizime të reja në Angli përpara Krishtlindjeve, shkruan BBC.

Megjithatë, ai refuzoi të përjashtonte futjen e masave të reja pas Krishtlindjeve shkaku i përhapjes së shpejtë të variantit Omicron.

Gjithashtu janë raportuar edhe 140 njerëz që kanë ndërruar jetë.

Rastet e së mërkurës përfaqësojnë numrin më të lartë të raportuar ditor që nga fillimi i testimit masiv në muajin maj dhe qershor të vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat