Regjisori serb: Nuk do të kishim murale të Mladiçit sikur t`i mësonim fëmijët për krimet e tij

Evropë

Regjisori serb: Nuk do të kishim murale të Mladiçit sikur t`i mësonim fëmijët për krimet e tij

Nga: F.B. Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 08:41
Srgjan Dragojeviç

Regjisori dhe skenaristi Srgjan Dragojeviç ka deklaruar për N1 se situata në vend është shumë dramatik dhe do dëshironte “të kishte më shumë dialog”: “Ne nuk do flisnim për marrëzitë e muralit të kriminelit të luftës sikur të kishim arsim të tillë, ku fëmijët do i mësonim për krimet e palejuara që ka bërë Ratko Mladiç” , shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”.

„Do dëshiroja që të kishte një kulturore normale politike të dialogut, të kishte ndryshim normal të pushtetit pa asnjë dridhje, pa asnjë protestë”.

Për raportin e Vuçiq ndaj kriminelit të luftës Mladiç dhe Srebrenicës”, theksoi si duke shtuar se “të gjitha këto janë veprime të ulëta” .

Ndërsa në pyetjen rreth situatës aktuale, protestave dhe ndryshimeve kushtetuese që priten ai u shpreh:

“Unë kam një qëndrim jetësor, kur jam te fqinjët nuk dua aspak të kritikojë vendin tim, Kur bashkëpunoj me dike, zakonisht i ik mundësisë që atë persona ta kritikoj. Gjithë jetën respektoj këtë rregull që mendoj se është produkt i edukimit të mirë. Situata në vendin tonë është shumë dramatike, do të doja të ishte e qetë, të kishte më shumë dialog. Po ashtu do të doja që kishte dialog politik normal e të kulturuar, të kishte ndërrim normal të pushtetit dhe pa dridhje e protesta” ka deklaruar Dragojeviç.

Serbinë e pret një kohë shumë sfiduese” Zgjedhjet në të gjitha nivelet që mbahen në prill, unë nuk merrem aspak me politikë. Politika ditore nuk më intereson aspak. Unë jam njeri i kulturës politike, politikës arsimore dhe ekologjisë”.

Ai u rikthye në deklaratën e tij më përpara se Vuçiq brenda dhjetë viteve do të jetë i parëndësishëm.

„Unë këtë e kam thënë në kontestin e profesionit tim, unë nuk kam shqetësim për Vuçiqin. Mua më shqetëson fakti nëse filmi do të jetë mjaftueshëm i mirë për të jetuar 10 apo 20 vjet. Duhet të them se për çdo politikan është shërbyes publik” tha ai.

Duke komentuar raportin e Vupiq me kriminelët e luftës dhe Srebrenicën ai potencoi se këto janë veprime të ulëta të tij.

“Ne nuk do flisnim për marrëzitë e muralit të kriminelit të luftës sikur të kishim arsim të tillë, ku fëmijët do i mësonim për krimet e palejuara që ka bërë Ratko Mladiç. Nuk do flisnim për mural në vitin 2000, kur shkoi Millosheviç, u investuan mjete për demilitarizim, arsimim edhe kulturë. Ne nuk do flisnim për murale të çmendura po të kishim arsimim adekuat e të mësonin për krimet e Mladiç, e jo të merremi me gjëra të tilla të marra në vend për çëhtje thelbësore” tha Dragojeviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat