Greqia e bën të detyrueshme maskën deri më 3 janar, anulohen të gjitha ngjarjet festive

Evropë

Greqia e bën të detyrueshme maskën deri më 3 janar, anulohen të gjitha ngjarjet festive

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 12:07
Foto ilustrim

Greqia është një ndër vendet e rajonit që ditët e fundit ka një numër të lartë të infektuarish ditorë me Covid.

Zëdhënësi i qeverisë, Giannis Oikonomou,  në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se do të ndërmerren masa të reja për shkak të përhapjes së variantit të ri të Omicron në vend.

Sipas tij maska duke filluar nga nesër deri më 3 janar do të jetë e detyrueshme kudo, duke theksuar se të njëjtat masa vlejnë edhe për të vaksinuarit.

Plevris ka deklaruar se  shkalla e infektimit është shumë e lartë, dhe ditët e ardhshme do të jenë vendimtare në lidhje me masat që duhet të ndërmarrim për parandalimin e përhapjes së Covid.

Gjithashtu ai ka theksuar se me 27 janar do të mblidhet dhe ekspertët dhe do të vendosin nëse do të ashpërsojnë masat më shpejt apo pas datës 3 janar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat