​Austri: Miliona vaksina mund të dështojnë për shkak të afatit

Evropë

​Austri: Miliona vaksina mund të dështojnë për shkak të afatit

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 13:54
Foto ilustrim

Miliona doza të vaksinave kundër koronavirusit rrezikojnë të dështojnë në Austri, për shkak të skadimit të afatit, paralajmëron organizata “Mjekët pa Kufij”.

Në raportin e publikuar nga agjencia APA, edhe nëse të gjithë personat do të vaksinoheshin me dozën e parë, të dytë ose përforcuese në tremujorin e parë, përfshirë fëmijët, thuhet se 10.2 milionë doza do të mbeten në ruajtje deri në fund të marsit.

Eksperti i "Mjekët pa Kufij" Marcus Bachmann tha se aktualisht janë shtatë milionë doza të papërdorura.

“Është një tepricë dramatike, prandaj ka nevojë për veprim”, tha ai, duke kujtuar se vaksinat kanë një periudhë të shkurtër vlefshmërie prej gjashtë deri në nëntë muaj.

Bachmann thekson se problemi me atë vaksinë është që të kalohet në vende të tjera, sepse prodhuesit kanë siguruar të drejtën e vetos me kontratën, në të cilën Moderna është shumë strikte.

Ai vuri në dukje problemin me vaksinën AstraZeneca, e cila thuajse nuk ekziston që nga vera dhe Austria ka marrë 5.2 milionë doza, nga të cilat 2.2 milionë janë dhuruar.

Tre milionë dozat e mbetura janë në ruajtje dhe do të skadojnë. Bachmann theksoi gjithashtu se është e vështirë të kesh të dhëna të sakta për vaksinat që skadojnë, për shkak të transparencës së pamjaftueshme të qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat