Bllokohet hyrja për të huajt e pavaksinuar në ​Finlandë

Evropë

Bllokohet hyrja për të huajt e pavaksinuar në ​Finlandë

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 22:30
Foto ilustrim

Udhëtarët e huaj që nuk janë vaksinuar kundër COVID-19, edhe me një test negativ, nuk do të mund të hyjnë më në Finlandë që nga e marta, njoftoi qeveria, duke vendosur masa për të luftuar variantin omicron.

Hyrja në vend do të jetë e mundur vetëm për udhëtarët e huaj me test negativ për COVID-19 dhe ata që mund të dëshmojnë se janë vaksinuar plotësisht ose se e kanë kapërcyer infeksionin, njoftoi sot Ministria e Brendshme pas mbledhjes së qeverisë.

Një zëdhënës i shërbimit kufitar konfirmoi për AFP se të huajt e pa vaksinuar do të refuzohen, përveç atyre nën moshën 16-vjeç ose atyre në listën e përjashtimeve.

“Pavarësisht origjinës së shtetasit të huaj, të gjithë duhet të tregojnë një certifikatë vaksinimi dhe një test negativ jo më të vjetër se 48 orë”, tha Tomi Kivenjuuri, përfaqësues i Gardës Kufitare Finlandeze.

Masa, e cila ka hyrë në fuqi në orën 14:00, vlen edhe për qytetarët e Bashkimit Evropian dhe për personat e lindur para vitit 2006.

Përjashtim bëjnë personeli shëndetësor dhe transporti, arsyet serioze familjare ose personat që kanë nevojë për ndihmë humanitare, si dhe disa banorë të zonave kufitare të Suedisë dhe Norvegjisë.

Finlanda njoftoi javën e kaluar se do të kërkonte një test negativ nga të gjithë pasagjerët, qytetarë të BE-së dhe pasagjerë të vaksinuar, nga 28 dhjetori, në mënyrë që të ndalojë rritjen e numrit të rasteve me COVID- 19 të lidhur me variantin omicron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat