​Franca shënon rënie të numrit të pacientëve në 24 orët e fundit

Evropë

​Franca shënon rënie të numrit të pacientëve në 24 orët e fundit

Më: 2 janar 2022 Në ora: 19:56
Foto ilustrim

Në Francë janë konfirmuar sot 58.432 raste të reja me koronavirus në një periudhë prej 24 orësh.

Kjo shifër është dukshëm më pak se në katër ditët e mëparshme, kur mbi 200.000 persona sëmureshin çdo ditë.

Në ditët pas Vitit të Ri, u konfirmua tendenca rënëse e numrit të të infektuarve rishtazi, ndonëse një rënie e mprehtë e numrit të rasteve të reja të zbuluara nuk do të thotë domosdo ndryshim në trend, raporton Reuters.

Mesatarja javore e rasteve të reja në Francë arriti një nivel të ri prej 162.041, që është pesë herë më shumë se në periudhën e mëparshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat