Dëbimi i Gjokoviqit nga Australia, reagon Von Cramon

Evropë

Dëbimi i Gjokoviqit nga Australia, reagon Von Cramon

Më: 6 janar 2022 Në ora: 00:19
Viola Von Cramon

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola Von Cramon, ka reaguar lidhur me veprimin e shtetit australian që ta dëbojë tenistin serb, Novak Gjokoviq, pasi ky i fundit nuk ishte i vaksinuar dhe kështu nuk do të marr pjesë në turneun “Australian Open”.

Von Cramon në një postim në llogarinë e saj në Twitter tha se nuk ka hyrje për personat e pavaksinuar, duke përfshirë këtu edhe tenistin Gjokoviq.

“Rregulla të barabarta për të gjithë në #Australi. Nuk ka hyrje për personat e pavaksinuar, këtu përfshihet edhe tenisti Novak Gjokoviq”, shkroi ajo.

Australia ia ka anuluar vizën tenistit Novak Gjokoviq dhe synon ta dëbojë atë qysh nesër, ndërsa avokatët e tij pritet të apelojnë rreth këtij vendimi.

Si rezultat i apelimit të avokatëve të tij që pritet të ndodhë së shpejti, ekziston edhe një mundësi e fundit që tenisti të bëhet pjesë e garës.

“The Australian Open” fillon më 17 janar. Deri tash, tenisti ka qëndruar në Aeroportin e Melburnit, ndërsa babai i tij ka thënë se nëse tenisti serb dëbohet nga Australia, do të nisin protesta në rrugë.

“Po e mbajnë rob djalin tim. Nëse nuk e lirojnë atë për gjysmë ore, do të luftojmë kundër tyre në rrugë”, tha ai.

Tenistit serb nuk u lejua të futet në Australi për shkak se ekipi i tij ka aplikuar për vizë të gabuar, sipas mediave australiane.

Gjithashtu Gjokoviq nuk është i vaksinuar kundër Covid-19, megjithatë kjo nuk është konfirmuar deri tash nga tenisti serb.

Përkundër rregullave, Gjokoviq pati marrë paraprakisht leje nga “Australia Open” përmes një përjashtimi mjekësor.

Në këtë ngjarje është përfshirë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq. Ky i fundit ka thënë se Serbia do të luftojë për Novak Gjokoviqin.

“I thashë Novakut tonë se e gjithë Serbia është me të dhe se autoritetet tona po marrin të gjitha masat për të ndalur ngacmimet e tenistit më të mirë në botë në një kohë sa më të shkurtër. Në përputhje me të gjitha normat e së drejtës publike ndërkombëtare, Serbia do të luftojë për Novak Gjokoviqin, për drejtësinë dhe të vërtetën”, ka shkruar Vuçiq

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat