Në arrati për 20 vite, bosi i mafies italiane arrestohet në Spanjë falë Google Maps

Evropë

Në arrati për 20 vite, bosi i mafies italiane arrestohet në Spanjë falë Google Maps

Më: 7 janar 2022 Në ora: 09:07
Ilustrim

Policia italiane ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për vrasje dhe të dënuar me burgim të përjetshëm.

Ai ishte në arrati për 20 vite dhe policia ka arritur ta arrestojë falë ndihmës së aplikacionit Goolge Maps. Pas një hetimi dyvjeçar, Gioacchino Gammino, 61 vjeç, u gjurmua në Galapagar, Spanjë, ku jetonte me një emër të rremë.

Një fotografi e pamjes së rrugëve të Google Maps kapi një dyqan frutash dhe perimesh të quajtur "El huerto de Manu" përballë hyrjes së të cilit dy burra duke biseduar.

Njëri nga të dy personat që po qëndronin jashtë dyqanit hetuesve të policisë i ngjante me të arratisurin. Kjo bëri që policia të niste një hetim të thelluar në Spanjë. Ai pritet të vuajë dënimin me burg të përjetshëm në Itali.

Gammino, një anëtar i një grupi mafioz sicilian të quajtur Stidda, ishte arratisur nga burgu Rebibbia i Romës në vitin 2002 dhe në vitin 2003 ishte dënuar me burgim të përjetshëm për një vrasje të kryer disa vite më parë, shkruajnë mediet italiane. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat