Ministri francez: Koha për të arritur një marrëveshje bërthamore me Iranin po mbaron

Evropë

Ministri francez: Koha për të arritur një marrëveshje bërthamore me Iranin po mbaron

Më: 7 janar 2022 Në ora: 23:48
Jean-Yves Le Drian

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, u shpreh optimist për ringjallje të marrëveshjes bërthamore me Iranin por paralajmëroi se koha po mbaron për negociatorët ndërkombëtarë.

Për ministrin francez koha për t’i dhënë zgjidhje problemit është mjaft e rëndësishme pasi sipas tij nëse nuk arrihet në kohë një marrëveshje atëherë nuk do të ketë asgjë për të negociuar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët u larguan në 2018 nga marrëveshja, kanë rikthyer sanksionet ndaj Iranit.

Sipas Uashingtonit deri më tani është bërë progres megjithëse i vogël.

Bisedimet që nisën në fund të vitit të kaluar u shkëputën gjatë kohës kur Ebrahim Raisi u zgjodh  Presidenti i ri i Iranit.

Prej largimit të SHBA’së nga marrëveshja, Irani ka nisur që gradualisht mos ta respektojë atë. Autoritetet iraniane po insistojnë  që Shtetet e Bashkuara të heqin të gjitha sanksionet para se t’i rikthehen marrëveshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat