Ministri gjerman i Shëndetësisë thekson nevojën e vaksinimit të detyrueshëm

Evropë

Ministri gjerman i Shëndetësisë thekson nevojën e vaksinimit të detyrueshëm

Më: 8 janar 2022 Në ora: 20:09
Karl Lauterbach

Ministri gjerman i Shëndetësisë Karl Lauterbach ka theksuar rëndësinë e vaksinave të detyrueshme për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

Ne duhet të pranojmë se edhe vaksinimi i detyrueshëm nuk do të mundësojë kurrë vaksinimin e të gjithëve”, tha Lauterbach për ‘Welt’.

Por, jam i bindur se ekziston një grup i madh personash të pavaksinuar që do të vaksinohen nëse kjo masë do të vendoset”, shtoi ai.

Lauterbach theksoi se ai shpresonte se vaksinimi i detyrueshëm do ta mbronte mjaftueshëm popullsinë në të ardhmen.

Gjatë verës situata e pandemisë të jep përshtypjen sikur po shkon drejt përmirësimit, por variantet e reja të koronavirusit mund të na befasojnë në vjeshtë , sidomos kur shumica e popullsisë është e pavaksinuar. Sepse atëherë, gjithçka do të fillonte nga e para”, theksoi ai.

Ministri i Shëndetësisë theksoi gjithashtu domosdoshmërinë e vaksinimit të detyrueshëm kundër Covid-19, pavarësisht përhapjes së variantit Omicron, i cili thuhet se mbart një rrezik më të ulët të simptomave të rënda, por është më i transmetueshëm se llojet e tjera të virusit.

Infeksioni Omicron nuk ju bën domosdoshmërisht imun ndaj variantit tjetër viral. Do të ishit naiv nëse do të besonit se varianti Omicron përbën fundin e pandemisë “, tha Lauterbach.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat