Plevris: Afati i certifikatës së vaksinimit 7 muaj në Greqi, vendimi hyn në fuqi nga 1 shkurti

Evropë

Plevris: Afati i certifikatës së vaksinimit 7 muaj në Greqi, vendimi hyn në fuqi nga 1 shkurti

Më: 9 janar 2022 Në ora: 10:02
Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë,  së Greqisë Thanos Plevris , ka bërë me dije se afati i certifikatave të vaksinimit do të jetë tashmë 7 muaj për ato që nuk e kanë marrë dozën përforcuese.

Mediat vendase bëjnë me dije se ky vendim do të futet në fuqi nga data 1 shkurt, prandaj, ata që nuk janë vaksinuar shtatë muaj pas dozës së dytë do të konsiderohen të pavaksinuar.

Plevris në një prononcim për mediat ka sqaruar se vlefshmëria e certifikatës evropiane mund të përdoret për udhëtime në Evropë. Kujtohet se kufiri shtatë mujor i skadimit të certifikatës së vaksinimit, për ata që nuk kanë marrë një dozë të tretë, tashmë është vendosur për ata mbi 60 vjeç dhe tashmë po shtrihet në të gjitha grupmoshat.

Lidhur me problemin që lindi me mungesën e autotestimit në farmaci, ministrja e Shëndetësisë theksoi se ata që nuk kanë arritur të gjejnë në farmaci do t’i gjejnë në shkolla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat