Silvio Berlusconi nis fushatën për president, me ‘kërcënime’ ndaj Draghit

Evropë

Silvio Berlusconi nis fushatën për president, me ‘kërcënime’ ndaj Draghit

Më: 11 janar 2022 Në ora: 20:29
Silvio Berlusconi

Silvio Berlusconi ka kërcënuar se do të tërheqë partinë e tij Forza Italia nga koalicioni qeverisës nëse kryeministri, Mario Draghi zgjidhet president.

85-vjeçari që ka shërbyer katër herë si kryeministër ndodhet në Romë prej së martës në përpjekje për të marrë vota për t’u zgjedhur president.

Votimi i mbi 1 mijë parlamentarëve dhe përfaqësuesve të rajoneve do të nisë më 24 janar dhe pritet të zhvillohen disa raunde deri në përcaktimin e pasardhësit të Sergio Mattarella.

Berlusconi është favorit për të marrë postin e kreut të shtetit me një mandat 7 vjeçar.

Rivali i tij më i fortë është Draghi që shihet si person që i ka rikthyer Italisë stabilitetin dhe mund të ruajë koalicionin qeverisës.

Në një sondazh të publikuar këtë të martë, më shumë se 50% e italianëve thotë se Draghi është personi më i përshtatshëm për President, kurse 39% mbështesin Berlusconin.

Berlusconi, të cilit aktualisht i është ndaluar ushtrimi i funksionit publik pas dënimit për evazion fiskal në 2013 dhe është në hetim për çështje të tjera, ka nisur fushatën për të bindur ligjvënësit italianë.

Analistët besojnë se Berlusconi do ta ketë të vështirë që të sigurojë votat e nevojshme edhe pse njihet për “aftësi në blerjen e votave”.

Në prag të nisjes së fushatës, Berlusconi ka postuar në Instagram një foto me të dashurën e tij, Marta Fascina me mesazhin “Gëzuar ditëlindjen”, pasi politikania e Forza Italia mbushi 32 vjeçe të dielën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat