Kryeministri britanik kërkon falje për pjesëmarrjen në një aheng gjatë izolimit të parë

Evropë

Kryeministri britanik kërkon falje për pjesëmarrjen në një aheng gjatë izolimit të parë

Më: 12 janar 2022 Në ora: 16:48
Boris Johnson, ka kërkuar falje, pasi ka pranuar se ishte pjesëmarrës në një aheng gjatë izolimit të parë kombëtar të Anglisë.

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka kërkuar falje, pasi ka pranuar se ishte pjesëmarrës në një aheng në një park në “Downing Street” gjatë izolimit të parë kombëtar të Anglisë.

Duke pranuar pjesëmarrjen e tij më 20 maj 2020, ai është shprehur se “kam mësuar mjaftueshëm sa për të ditur se ka gjëra që ne thjesht nuk i kuptojmë si duhet”.

Johnson ka pranuar se ka qenë pjesë e ahengut “në park pas orës 18:00 për të falënderuar grupin e stafit” para se të kthehej në zyrë 25 minuta pas.

“Kam besuar në mënyrë implicite se ky ishte një takim pune”.

Duke pranuar “tërbimin” e publikut për incidentin, kryeministri vazhdoi: “Me një vështrim pas, do të duhej t’i dërgoja të gjitha brenda. Do të duhej të gjeja një mënyrë tjetër për t’i falënderuar ata”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat