Italia regjistroi 188,797 të infektuar dhe 385 humbje jete në 24 orë

Evropë

Italia regjistroi 188,797 të infektuar dhe 385 humbje jete në 24 orë

Më: 20 janar 2022 Në ora: 20:09
Ilustrim

Italia ka regjistruar 188,797 raste pozitive me koronavirus nga 1,110,266 teste të kryera në 24 orët e fundit.

Një ditë më parë, në vend u regjistruan 192,320 të infektuar nga 1,181,889 teste të kryera.

Autoritetet e shëndetit në vend bënë të ditur po ashtu se brenda ditës u regjistruan edhe 385 raste fatale.

Ndërsa, që nga fillimi i pandemisë numri total i viktimave shkon në 142,590.

Sa i përket situatës në spitale, në njësitë e kujdesit intensiv janë duke marrë shërbim spitalor 1,698 pacientë kurse 143,029 janë të shëruar.

Shkalla e pozitivitetit është 17%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat