Studiuesit po bëjnë klonimin e derrave për transplantimin e zemrave te njerëzit

Evropë

Studiuesit po bëjnë klonimin e derrave për transplantimin e zemrave te njerëzit

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 22:28
Studiuesit po bëjnë klonimin e derrave për transplantimin e zemrave te njerëzit

Në një ish fermë shtetërore në Gjermaninë jugore, studiuesit po rritin derrat që shpresojnë se mund të ndihmojnë në shpëtimin e mijëra jetëve në mbarë botën.

Sipas medieve të huaja, kafshët janë pjesë e një programi që synon të modifikojë gjenetikisht, të klonojë dhe më pas të riprodhojë derrat, në mënyrë që zemrat e tyre të mund të transplantohen te pacientët njerëzorë si një zgjidhje për mungesat kronike të dhuruesve të organeve.

Derrat janë pjesë e programit të drejtuar nga studiues në Universitetin Ludwig-Maximilians të Mynihut.

“Detyra jonë është modifikojmë gjenetikisht derrat dhurues në mënyrë që organet e tyre të mos refuzohet pas transplantimit te njerëzit”, tha profesori Eckhard Wolf. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat